Produktet vendore në markete duhet të ekspozohen në rafte të veçanta ose të shënohen me etiketa

TË FUNDIT

Objektet për tregti me pakicë janë të obliguara që të sigurojnë rafte të veçanta të shënuara ose t’i shënojnë produktet vendore me etiketën “Blej produkte vendore” me qëllim që shfrytëzuesit e kartelave vendore pagesore të mund më lehtë t’i njohin.

Kjo është paraparë në ndryshimet e Dekretit për kartela pagesore vendore, të cilat Qeveria i miratoi në mbledhjen e djeshme.

Sipas Dekretit, personat fizikë dhe juridikë japin faturë fiskale e cila detyrimisht përmban linjë për qarkullim total të realizuar nga produktet vendore me tekst “qarkullim nga produktet vendore”, me tatim të përllogaritur të vlerës së shtuar nga produkte vendore të treguar sipas normave tatimore dhe vlerë të përgjithshme të tatimit të vlerës së shtuar nga produkte nga Maqedonia.

Dekreti i obligon edhe personat juridikë dhe fizikë që bëjnë shitje onlajn veçanërisht që t’i ndajnë produktet dhe shërbimet vendore dhe t’i shënojnë me etiketë “Blej produkte vendore”, si dhe vendosin njoftim në vend që shihet në faqen e e parë të faqes së internetit me të cilën e njoftojnë blerësit se me kartelën vendore pagesore mund të paguajnë vetëm produkte dhe shërbime nga Maqedonia./MIA