Prodhuesit dhe blerësit e duhanit në takim me ministrin Hoxha

TË FUNDIT

 Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Arjanit Hoxha sot do të zhvillojë takim pune me prodhuesit dhe blerësit e duhanit.

Në takim, siç u njoftua dje nga zëvendësministri Trajan Dimkovski, do të diskutohet situata me blerjen.

Dimkovski e vlerësoi situatën me blerjen si katastrofike, duke theksuar se çmimet janë shumë të ulëta dhe jo të gjitha pikat janë të hapura.

“Ky vit filloi në mënyrë katastrofike, të gjitha pikat nuk janë të hapura, ndërsa çmimi mesatar është shumë i ulët, ndërmjet 140 dhe 170 denarë. Duhet të kërkohet një zgjidhje. Kjo është e papritur, pse filloi me një çmim kaq të ulët, edhe pse blerësit paralajmëruan stoqe dhe se të korrat janë më cilësore”, tha Dimkovski pas vizitës së djeshme në Shtip.

Sipas Dimkovskit, informacioni nga terreni thotë se të gjitha pikat e blerjes duhet të jenë të hapura nga e hëna.

Ministri Hoxha më 25 nëntor, gjatë vizitës në fabrikën e duhanit në Prilep, e cila më pas hapi pikat, tha se nuk priten probleme të mëdha me blerjen. Mjetet janë siguruar dhe çfarë është rënë dakord nuk do të mbeten pa blerë.

Rendimenti vjetor i duhanit vlerësohet në rreth 23.000 tonë. Sasitë e prodhuara duhet të merren nga 10 kompani blerëse në vend.