Nazmi Dauti nga KKZ-Tetovë tha se procesi i votimit në Tetovë po vijon në rregull pa ndonjë problem teknik apo të çfarëdo lloji. Dauti tha se shpreson që kështu të vijojë procesi deri në mbylljen e qendrave të votimit dhe se qytetarët ta shfrytëzojnë sa më shumë të drejtën e votës.
“Nuk ka ka pasur të paraqitur asnjë problematik, qoftë ajo teknike apo ndonjë lloji tjetër. Procesi i votimit vazhdon në të gjitha 117 vendvotime. Besojmë dhe shpresojmë që ky proces ashtu si ka filluar pa problematika, edhe të përfundojë në orën 19:00”, tha Dauti.
