Mërgimtarët në emisionin Click Plus janë duke treguar probleme të ndryshme teknike që kanë hasur gjatë regjistrimit në ueb faqen.
Bekim Saliu nga fshati Krushopek i Shkupit, i cili jeton në Austri ka treguar se gjatë paradites gjatë regjistrimit ka pasur probleme me numrin amë, pasi atij i ka filluar me zero.
“Jam munduar disa herë sot. Me adresën është gjithçka në rregull. Me numrin amë e kam problemin”, tregon problemin Saliu.
Këtë pengesë e pranojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave. Zëvendësdrejtori Ilmi Selami tha se ky problem është tejkaluar gjatë pasdites.
“Është e vërtetë, se numrat që fillojnë me zero në mëngjes ka pasur një problem dhe tani është tejkaluar”, tha Selami i cili është mysafirë në Click Plus./TV21
