Prizren, vjedhin para kesh në vlerë të 24,000 eurove, dhe stoli ari

TË FUNDIT

Dje në Prizren përkatësisht në lagjen Arbanë ka ndodhur një vjedhje e rëndë,ngjarja ka ndodhur rreth orës 21 deri në orën 1 pas mesnate.Me crast janë vjedhur 24,000 euro dhe stoli ari.
Ja komunikata e plotë
Në intervalin kohor prej 21:10 minuta të mbrëmjes gjer në orën 01:50 minuta pas mesnate, në një shtëpi në Lagjen Arbanë ka ndodhur një vjedhje e rëndë. Sipas hetuesve të policisë dhe krim teknikëve që kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes thuhet se të dyshuar të panjohur kanë shfrytëzuar mungesën e familjarëve në shtëpi dhe nga një derë ballkoni të cilën e kanë thyer janë futur brenda me ç ‘rast kanë thyer edhe dyer tjera të dhomave në kërkim të gjësendeve të vlefshme. Sipas pronarit të shtëpisë, janë vjedhur stoli të arta dhe një shumë e konsiderueshme e parave kesh që i afrohet vlerës prej 24 000 eurove. Nuk ka të dyshuar për rastin.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon tek qytetarët që mos t’i lënë shtëpitë pa përkujdesje e posaçërisht gjësendet e vlefshme, kur shkojnë në ahengje ose për pushime sepse lehtë mund të jenë cak i vjedhjeve dhe dëmtimeve në shtëpitë e tyre.