Privohen nga liria dy persona të cilët sulmuan dhe therrën me thikë pronarin e një kafe-bari në Dibër

TË FUNDIT

Pas  tetë orëve jo të plota nga incidenti  që ndodhi dje rreth orës 10  në një kafe-bar në qendër të Dibrës  janë privuar  nga liria dy persona, ka informuar Stefan Dimovski, zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme – Ohër.

“Dje në orën 17:30 në vendkalimin kufitar “Jazhince”, pas  kontrollit të kryer, në lidhje me veprën penale të kryer “vrasje  në përpjekje” sipas nenit 123 në lidhje me nenin 19  të Kodit Penal  mbi B.P., pronar i  objektit hotelerik në Dibër,  nga liria ishin privuar A.S.(39) nga Dibra, me vendbanim  në Republikën e Kosovës dhe U.D.(68) nga f. Jazhince,  Tetovë”, deklaroi Dimoski.

Shton se Reparti për Punë të Brendshme në Dibër punon në zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të ngritet padi përkatëse.

Dje në kafe-barin në qendër të qytetit ishte sulmuar pronari i kafenesë B.P.(47) të cilit i kishin shkaktuar  plagë me thikë.

Siç konfirmuan nga Spitali i përgjithshëm  me veprimtari të zgjeruar B.P. ka pasur plagë të hapur në   anën e majtë të qafës,  plagë në anën e djathtë të gjoksit  dhe  lëndime të vogla në dorën e djathtë.

Pas ndihmës së parë të dhënë mjekësore i lënduari ishte dërguar në Qendrën Klinike  në Shkup, në shoqërim të dy mjekëve dhe infermieres. Pas intervenimit të domosdoshëm të kryer kirurgjik, ai është në gjendje stabile shëndetësore.