Ivanovit i skadoi mandati i dytë i presidentit. Por Cilat janë privilegjet e tij tani ne pension? Kabineti i tij ka kërkuar nga shërbimet për gjëra të përgjithshme dhe të përbashkëta, t’i japin zyra që do t’i shfrytëzojë pas përfundimit të funksionit të tij. Nga Shërbimet për gjëra të përgjithshme dhe të përbashkëta thonë se kërkesa me shkrim nga Ivanovi që ka arritur tek ata, është miratuar. Nga Villa Vodno, Ivanov zhvendoset tek ndërtesat e larta të Xhevahir Holding në Aerodreom. Në kurriz të shtetit, atij i takojnë hapësirat e zyrave tashmë të rezervuara, dhe përveç kësaj do të ketë një buxhet prej 150 mijë euro, një pension prej 91 mijë denarë, sigurim personal dhe një shofer. Në rast të vdekjes së presidentit gjatë mandatit të tij, pensioni i tij ulet për 30% dhe kanë të drejtë ta shfrytëzojnë bashkëshorti/ja ose fëmijët e tij të mitur derisa ta përfundojnë procesin e shkollimit të rregullt, përkatësisht derisa të mbushin 26 vjet.
