Pritet veprimi i Mickoskit / Grubi: Heqim dorë nga gjithçka, vetëm VMRO të votojë ndryshimet kushtetuese

TË FUNDIT

Me dorëheqjet e ministrave BDI e realizoi kërkesën e Hristijan Mickoskit.

Nga LSDM thonë se tani po pritet reagimi i Mickoskit me çka do të vendosë nëse është për BE ose për izolim.

Për momentin topi është hedhur te Mickoski, i cili pas propozimit të tillë nuk u paraqit më për tu përgjigjur nëse do të pranojë atë që vetë e ka kërkuar në takimin e liderëve. Zëdhënësi i partisë, Naum Stoillkovski, përsëriti atë që këto ditë po e flet Mickoski, se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese dhe se LSDM të japëdorëheqje që të mbahen zgjedhje të parakohshme. Më vështirë e ka LSDM sesa BDI për ta pranuar se Artan Grubi de facto nuk do të jetë kryeministër, tha Stoillkovski.

Zv.kryeministri i parë dhe ministri për sistem politik, Artan Grubi, në intervistë për televizionin kosovarë T7, tha se pas takimit të liderëve mes Kovaçevskit dhe Mickoskit, kushti i vetëm që VMRO-DPMNE të votojë për ndryshimet kushtetuese është dalja e BDI-së nga pushteti. Ne do të heqim dorë nga pushtetit vetëm që opozita të votojë ndryshimet kushtetuese, tha Grubi.

Javën e kaluar në Komisionin për çështje kushtetuese u miratuan konkluzionet për veprim ndaj ndryshimit të Kushtetutës, ku VMRO-DPMNE votoi kundër. Pas kësaj debati për nevojën për ndryshime kushtetuese kalon në seancë plenare që është caktuar për më 18 gusht, mirëpo deputetët e opozitës mbeten në qëndrimin se do të votojnë kundër. Pas kësaj, kryeparlamentari, Talat Xhaferi, paralajmëroi se nëse nuk sigurohet shumica prej 2/3, do ta shtyjë votimin.