“Prite”, kënga më e re nga Yll Limani

TË FUNDIT

Këngëtari i njohur, Yll Limani ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

Kjo këngë titullohet “Prite”, dhe është e realizuar edhe me videoklip.

Kurse për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge është përkujdesur vet Ylli.

Nga fansat “Prite” është pritur me komente të shumta në Youtube pas orë pas publikimit të kësaj kënge.

Pas këngëve “Larg” dhe “Po të pres te Shadërvani”, Ylli sërish ka lansuar sot këngën e tij më të re “Prite”.

Kujtojmë se Ylli para disa javësh ka publikuar këngën “Po të pres te Shadërvani”, këngë kjo e Nexhmi Mehmetit dhe Ganimete Jashanicës e kënduar vite më parë.

Kjo këngë ka marrë zemrën e publikut, duke u bërë trend në rrjete sociale nga fansat e Yllit. /21Media