Prishtinë, sot protesta për shkarkimin e Kastratit

TË FUNDIT

Sot pritet të mbahet protestë para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës për shkarkimin e Ardian Kastratit i cili është profesor.

Kjo ka ardhur pasi Kastrati të dielën, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook duke cituar një përshkrim të shkrimtarit Faik Konica, i cili është marrë si ofendim ndaj saj.

Më vonë Kastrati e ka fshirë postimin e më pas ka mohuar se ai i është kushtuar Osmanit apo kujtdo tjetër.

Ndërkohë që nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim është paralajmëruar protestë nga ora 11:00. Gjithashtu është ngritur peticion për shkarkimin e Kastratit nga pozita e profesorit në Universitetin e Prishtinës.