Prishtinë: Më 5 Maj fillon ndërtimi i Ambasadës së re të SHBA-ve

TË FUNDIT

Ndërtesa e re e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës do të nis të ndërtohet më 5 maj.

Në një postim në Facebook, kjo ambasadë ka konfirmuar datën e nisjes së ndërtimit.

“Jemi të lumtur që të ju njoftojmë se më 5 maj, pas gati dy dekadave (të pranisë) në Kosovë, Ambasada e ShBA-ve do ta nisë ndërtimin e shtëpisë së re. Ambasada e re do të jetë një nga ndërtesat më moderne dhe artistike në rajon dhe do të ofrojë shërbime të reja”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Njoftimi është konfirmuar edhe nga Ambasadorja Tracey Ann Jacobson në Twitter.

Ndërtesa e re e ambasadës amerikane do të jetë në afërsi të ndërtesës së re të komunës së Prishtinës në lagjen ‘Arbëria’.