Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me rastin e “Ditës ndërkombëtare të Librit” ka organizuar një sërë aktivitetesh të cilat do të zgjasin për dy ditë me radhë.
Sheshi “Nënë Tereza” ishte i mbushur me dashamirë të librit të cilët vizituan tendat e shtëpive botuese.
Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci ka vizituar disa prej aktiviteteve që janë duke u zhvilluar me këtë rast në vende të ndryshme të kryeqytetit.
Gjithashtu, sot, në ora 18:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” do të bëhet shpallja e lexuesve më të mirë të bibliotekës “Hivzi Sulejmani”.
https://youtu.be/dkmGPw93vLA[/embed/
