Prishtinë: Hotelier, lironi hapsirat publike!

TË FUNDIT

Komuna e Prishtinës përkatësisht Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, i bëjnë thirrje të gjitha subjekteve hoteliere të cilat e shfrytëzojnë me leje hapësirën publike për afarizëm që t’i kryejnë të gjitha detyrimet financiare që kanë ndaj Komunës së Prishtinës.

Kjo, për shkak siç thuhet edhe në njoftim që mos të vjen deri tek konfiskimi i pronës së tyre, të shqiptohen gjobat dhe të shqyrtohet leja për dhënien në shfrytëzim të hapësirës publike nga ana e ekipeve komunale që janë duke punuar në terren.

Komuna e Prishtinës njofton se aksioni të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, ndërsa i ftojmë të gjitha palët t’i respektojnë ligjet dhe rregullat në fuqi.