Sot në rrugëkryqin “L.Haradinaj” dhe “Garibaldi” një veturë “Reno” e kuqe(në foto) është ndeshur me një motoçikletë me c’rast motoçiklisti mori lëndime të lehta trupore.
Në vendin e ngjarjes dolën ekipet policore si dhe automjeti i urgjencës mjekësore.
Në foto, që bëri një gazetar i RTV21, shihet se si motoçiklisti i lënduar ishte ulur në mes të rrugës duke pritur ndihmën e shpejtë, kurse policia po e drejtonte trafikun. /21 Media
