Nga e marta, për pesë ditë radhazi, në Kosovë do të organizohet “Java e filmit të Bekim Fehmiut, në kuadër të edicionit të dytë të festivalit “Mirëdita Dobërdan”. Kjo javë e filmit, e cila për herë të parë është duke u organizuar në Kosovë, konsiderohet si një iniciativë shumë e rëndësishme për të nderuar dhe për të njohur krijimtarinë e njërit prej aktorëve më të shquar shqiptarë./ 21 Media
