Kryetari aktual i LSDM-së dhe koalicionit për Qytetin e Shkupit, Petre Shilegov, mbrëmë para shkupjanëve u lëvdua për projektet që ka realizuar deri më tani, siç janë 33 autobusë ekologjik me gaz, “Drislla” nën kompetencat e Qytetit dhe koncepti i ri për menaxhim me mbeturinat komunale. Në mandatin e ardhshëm tha se sfidë do të jetë zgjidhja e kaosit në trafik në kryeqytet. Ndërkaq kritikoi ato që kanë ndodhur gjatë qeverisje lokale të VMRO-DPMNE-së.
“Kishte mungesë të vizionit dhe mungesë të tërësishme të moralit. I ngërthyer në gips, polistirol dhe bronz. Shërbenim për tallje, ngulfateshim në shije të keqe dhe kiç, kurse krimin na e shitnin si projekt i suksesshëm”, deklaroi Petre Shilegov – kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit.
