Prindërit e nxënësve të shkollës fillore “Ljuben Lape” në Aerodrom protestuan kundër, siç thonë ata, keqtrajtimit psikologjik të nxënësve nga ana e mësueses Aneta Kostoska.
Ata thonë se mësuesja i ofendon nxënësit si të pa aftë, të pa edukuar e kështu me radhë.
Prindërit janë bashkuar dhe kërkojnë shkarkimin e mësues, në të kundërtën nuk të t’i dërgojnë fëmijët në shkollë.
“Fëmiu im personalisht është targetuar dhe është pyetur para gjithë klasës pse dhe si është ankuar, megjithatë nuk kishte nevojë sepse unë isha përfaqësuese e gjithë klasës. Të qëndroj 40 minuta para klasës të mos lejohet të shkoj në tualet”, tha Bisera Zaprova, prind.
Sipas të nënkryetarit të këshillit të prindërve janë shkelur të gjitha standardet profesionale dhe kodeksi të mësimdhënies.
“Janë shkelur të gjitha rregulloret dhe standardet profesionale për kodeks të mësimdhënies. Bojkotimi është tentimi final që t’i inkurajojmë të gjitha institucionet kompetente. Ne kërkojmë largim të mësueses së matematikës dhe deri atëherë mësimi do të bojkotohet, kërkojmë edhe përgjegjësi për të gjithë ata që duhej të vepronin deri më tani dhe nuk kanë vepruar”, shprehet Llazar Gjurov, nënkryetar i Këshillit të Prindërve.
Por menjëherë pas kësaj, edhe pse nuk paralajmëroi asgjë para mediave, drejtoresha e shkollës ka ofruar dorëheqjen. Lidhur me këtë çështje ka informuar kryetarin e komunës Aerodrom Timço Mucunski, i cili ka thënë se gjatë ditës së sotme ai do të emëroj ushtrues detyre drejtor në këtë shkollë.
Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se në bazë të informatave nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit, dhe në bazë të ankesës së dorëzuar për punë të mësimdhënësit në shkollën e potencuar, gjatë ditës së nesërme do të kryhet mbikëqyrje inspektuese, pas çka do të ndahen më shumë informata
