Prilep, duhan prodhuesit në protestë – “Puna jonë e mundimshme vlen vetëm një kuti cigare”

TË FUNDIT

Me mekanizim, duhan dhe masovitet nëpër qendrën e Prilepit, një grup i përpunuesve të duhanit nga Prilepi me vetëiniciativë sot dolën në, siç thanë, protestën paralajmëruese, të pakënaqur nga çmimet e deritanishme gjatë blerjes të cilat janë shumë të ulëta dhe ua nënvlerësojnë punën.

Sipas Igor Mirçeski nga Këshilli iniciues i “grupit të prodhuesve të duhanit të Maqedonisë”, ata nuk do ta japin duhanin për çmimin e një kutie cigare dhe sipas çmimit të deritanishëm prej 120 denarësh.

“Puna jonë e mundimshme vlen vetëm një kuti cigare. Ngrihemi në orën 2, punë gjatë gjithë ditës dhe e gjithë kjo vlen vetëm 100 denarë. Vlerësohet në klasin e tretë dhe të katërt, ndërsa ndalesat janë 10 për qind. Njerëzit refuzojnë ta japin, nuk munden t’i mbulojnë as shpenzimet e tyre. Na kushton 150, ndërsa na e marrin për 120 denarë kilogramin. Kjo nuk mundet kështu dhe duhet të ngrihemi në rptoestë. Vendosëm me vetëiniciativë, asnjë parti politike nuk qëndron pas nesh. Ne jemi maqedonas, shqiptarë, turq, myslimanë, romë, të gjitha nacionalitet. Neve askush nuk ka bashkuar. Na ka bashkuar halli. Prandaj nuk do të mbetemi me këtë, duhet ngritur zëri. Për 20 ditë ka blerje. Këtë periudhë vitin e kaluar u blenë 10.000 tonë. Deklarata e ministrit të Bujqësisë se tani është krizë e Kovid-19 dhe është fillimi nuk është relevante Njerëzit nuk sjellin duhan, refuzojnë. Për 120 denarë e kthejnë në shtpi”, deklaroi Mirçeski.

Mirçeski i dha kërkesat e prodhuesve të duhanit, Kërkohet çmimi të mos jetë nën 200 denarë, të vlerësohet realisht sipas cilësisë. Kërkuan shteti të gjejë mënyrë t’i mbrojë.

Ky thonë prodhuesit e duhanit është protestë paralajmëruese për t’i kuptuar sa jemi seriozë, duke paralajmëruar prej nesër protesta në mbarë shtetin, kudo ku ka prodhues të duhanit.