Në Ministrinë e Drejtësisë u prezantua strategjia zhvillimore për jurisprudencën për periudhën 2024 – 2028. Strategjia u miratua në seancën e fundit qeveritare, e me të cilën parashikohen reforma thelbësore ndërsa është përgatitur në konsultim me ekspertët dhe Komisionin Europian. Për Ministrinë e Drejtësisë, ky është një dokument strategjik, i cili sillet për vërtetimin, planifikimin dhe zbatimin e politikave për zhvillim të mëtutjeshëm të sistemit gjyqësor.
“Në Qeveri ne kaluam strategjinë zhvillimore në sektorin e jurisprudencës për vitin 2024-2028. Përfshinë më shumë sektorë të cilët kanë të bëjnë edhe me gjyqësinë, prokurorinë, profesionet individuale, gjykatën kushtetuese. Përfshinë edhe atë që ne e kemi në sjellje e sipër, kodit penal dhe kodit civil, të cilat e lehtësojnë edhe më shumë punën e organeve gjyqësore.”- deklaroi Krenar Lloga – Ministër i Drejtësisë.
Akademiku Vllado Kambovski, konsideron se nëse në proceset përndjekëse nuk zbatohen ligjet dhe nuk ka ndëshkime, atëherë vendi nuk mund të konsiderohet si shtet i drejtë e demokratik. Sipas tij, procedurat ndëshkuese zgjatin më tepër seç duhet.
“Përndryshe nëse keni ligje dhe nuk keni aktgjykime të drejta, procedura të drejta, ju jeni shtet i padrejtë. Jemi në nivel të një shteti të tillë që nuk është i drejtë dhe demokratik. Sepse e kemi kualifikimin e shtetit të kapur, regjimit hibrid. Me të vërtetë procedurat tona ndëshkuese për fat të keq, ato civile janë më efikase, sipas të gjitha analizave, zgjatin shumë gjatë. Drejtësia e vonuar nuk është asnjëlloj drejtësie.”- tha Vllado Kambovski – Akademik.
Në strategji parashihen reforma në zgjedhjen, përgjegjësinë dhe shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, ndryshimin e ligjit për Prokurorë Publik, ndryshim të ligjit për gjykatat dhe prokurori publike, procedurën e zgjedhjes së prokurorit publik në Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe shumë reforma të tjera.
