Prezantohet linja e re kreditore, për digjitalizim dhe transformim digjital të kompanive

TË FUNDIT

Në Qeveri u prezantua linja e re kreditore për digjitalizim dhe transformim digjital për kompanitë. Duke prezantuar këtë projekt, kryeministri I vendit Dimitar Kovaçevski dhe ambasadorja zviceriane në RMV, Veronik Ulman Marti, thanë se kjo linjë do të përshtatet sipas nevojave të tregut dhe do të jetë në funksion të përfitimeve të kompanive në procesin e digjitalizimit. Kryeministri theksoi se qëllimi është të ketë zhvillim të fuqishëm ekonomik dhe për këtë është edhe angazhimi për krijimin e mundësive për qasje deri te mjetet për investim në implementimin e strategjive digjitale.

“Kjo linjë kreditore është e re në treg, e përshtatur sipas nevojave të tregut dhe do të jetë në funksion të përfitimeve të kompanive nga procesi i digjitalizimit. Banka Zhvillimore në këtë proces është pionier në treg dhe pa dyshim se nxitje për kyçje marrin edhe bankat komercial, me qëllim të përshpejtohet dhe përforcohet implementimi i transformimit digjital të kompanive”, theksoi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

“Në bazë të përvojës zvicerane, pjesëmarrja aktive në sektorin privat në definimin e politikave dhe masave që ndikojnë mbi to, është parakusht për krijimin e një ambienti që do të mundësojë lulëzimin e ekonomisë. Për këtë, Zvicra e mbështetë Bankën Nacionale Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut të kryejë analizë për nevojat për financimin e digjitalizimit, me çka do të prekë deri te kompanitë e vendit”, theksoi Veronik Ulman Marti, ambasadore e Zvicrës në RMV.