Prezantohen të dhënat për demokracinë lokale në Kosovë

TË FUNDIT

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), organizon Konferencën vjetore, ku do të prezantohen gjetjet kryesore në fushën e qeverisjes lokale në Republikën e Kosovës për 2015.

Në këtë ngjarje do të ndodhë edhe ceremonia e inaugurimit të dy programeve trajnuese: Programit Edukativ “Akademia për Qeverisje Lokale – Gjenerata e Pestë” dhe programit të avancuar trajnues për “Politika Strategjike dhe Zhvillimore Komunale”.

Fjalimet do të kenë ambasadori i Norvegjisë Jan Braathu, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Bajram Gecaj dhe drejtori i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale Besnik Tahiri.

Me këtë rast, Instituti për Qeverisje Lokale do të ndajë edhe “Çmimin vjetorë për Demokraci Lokale 2015”. Çmimi vjetori KLGI-së prezantohet si vlerësim që i bëhet personaliteteve për përkushtim dhe kontribut të dalluar në fushën e qeverisjes dhe demokracisë lokale.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jenë përfaqësues të institucioneve qendrore, përfaqësues të komunave, misioneve diplomatike të akredituara në Kosovë, shoqëris ë civile dhe studentë.

Konferenca do të mbahet në sallën ceremoniale të Sheshit 21, nga ora 17:00 – 18:30.