Kryetari i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, ka kërkuar nga Komsioni për Vuxhet dhe Financa, dje, rritjen e pavae për stafin e vetë, sepse siç thot ai Agjencia Kundër Korrupsionit ka problem të rekrutojë persona të kualifikuar për drejtorë të departamenteve për shkak të natyrës së punës dhe mungesës së pagave të dinjitetshme.
“Nuk po them për pagën e kryetarit, sepse ajo është një pagë e mirë dhe e dinjitetshme, por kërkoj rritjen e pagave për stafin tim”, ka thënë Preteni.
Komisioni për Buxhet dhe Financave e ka përkrahur raportin financiar të AKK-së dhe të njëjtin e ka proceduar për miratim në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Është shqyrtuar dhe miratuar edhe raportit vjetor financiar të Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2014. Pa vërejtje, ky komision ka përkrahur edhe raportin vjetor financiar të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2014./ 21 MEDIA
