Press apo miting i LSDM-së? Aktivistët partiak ndërhyjnë në konferencën e Zaevit

TË FUNDIT

 

Në disa prej press konferencave të fundit të kreut të LSDM-së Zoran Zaev, përveç gazetarëve nuk po mungojnë as aktivistët e partisë.

Ata po i shërbejnë ish kryeministrit për t’i mbështetur fjalët e tij me duartrokitje e për të kundërshtuar me brohoritma pyetjet e gazetarëve që s’u pëlqejnë aktivistëve.

Njëjtë ndodhi edhe sot. Liderin e partisë e pritën me duartrokitje.

Kështu i mbështetën edhe zotimet e tij për qeverisjen e ardhshme.

“Do t’i anulojmë harxhimet rrugore  për deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut…”, deklaroi kreu i LSDM-së Zoran Zaev.

Edhe disa herë të tjera Zaevit nuk i mungoi mbështetja nga mbështetësit e tij…

E aktivistët i shfrytëzoi edhe për t’u marrë mendim, nëse duhet të pranojë debat me oponentin Mickoski në një televizion nacional.

Gazetari:  A mund të më thoni tani e pranoni ose jo ftesën?

Zaev: A ta pranojmë ftesën për në Tv Alfa?

Aktivistët: Jooo…

Zaev: Nuk e pranojmë ftesën.

Zaev: Kontrolloni se pse është kështu… Ja njerëzit thonë jo unë….

Krejt këto bënë që gazetarët të reagojnë.

“Gjithnjë kur mbani kështu press konferenca nuk kemi kushte të mira që të incizojmë përgjigjet tuaja nga pyetjet tona… Dhe mendoj se press konferencat organizohet për gazetarët e jo mitingje për anëtarësinë tuaj?”…, pyeti gazetarja e Kanal 5.

E ish-kryeministri tha se kjo ishte ide e profesionistëve të angazhuar në parti të cilën ai e ka miratuar…

“Ja le të dëgjojë sektori i marrëdhënieve me publikun dhe të reagojnë për këtë… Ne kur i ftojmë gazetarët ne pres konferencë, mesazhin e dërgojmë edhe tek anëtarët dhe mbështetësit…por…. Ju lutem… Ju lutem…”, tha Zaev.

Tha se e kupton atmosferën se po ngjan në mbledhje partiake dhe se shërbimet do të merren me këtë, atmosfera e njëjta vazhdoi…

Zoran Z:Por ja si i pyetja njerëzit se a të shkojnë në Tv Alfa apo jo…. (qeshet)

 Sikur të mos mungonin gjitha këto, aktivistët më pas filluan të reagojnë edhe në pyetjet që s’u pëlqenin atyre…

Gazetarja…VMRO-DPMNE por… (Të folura në publik)

Zoran Zaev: Ju lutem… Ja prandaj kërkojnë të mos ketë… Nuk ka kuptim. Edhe unë i them sektorit PR që në të radhës do të jenë vetëm me gazetarë, më falni ,ne do të mbajmë mbledhje partiake, është e pakëndshme për publikun…

Gazetari: Ju a do të jepnit dorëheqje si lider i lidhjes socialdemokrate?

Publiku: Eeee….

Skena të këtilla me brohoritma u përsëritën disa herë.

Gazetarët me një gjë të ngjashme janë ndeshur edhe në 2018-tën në press konferencën e VMRO-PMNE-së në ditën e referendumit për çështjen e ndryshimit të emrit…