Presidentja Osmani në Samitin për Ukrainën në New York, takoi president Biden

TË FUNDIT

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Nju Jork të SHBA-ve, ku po merr pjesë në Samitin për Ukrainën. Osmani ka shpërndarë disa fotografi ku shihen të gjithë pjesëmarrësit, ndërsa është publikuar edhe një fotografi ku shihet se Osmani ka pasur një takim të shkurtër me presidentin amerikan, Joe Biden.

“E nderuar me ftesën e Shtëpisë së Bardhë që t’i bashkohem liderëve të tjerë botëror në samitin e radhës për Ukrainën, i cili kësaj radhe u mbajt në New York, në kuadër të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Osmani.