Presidentja e Greqisë Katerina Sakelaropulu, herët në mëngjes, në spitalin “Evangelismos” në Athinë, e mori dozën e dytë të vaksinës kundër Kovid-19, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Sakelaropulu, dozën e parë e mori më 27 dhjetor të vitit 2020 dhe së bashku me kryeministrin grek Kirjakos Micotakis ishin mes të parëve të cilët u vaksinuan në Greqi.
Herët në mëngjes, siç paraprakisht publikoi MIA dozën e dytë e mori edhe Micotakisi.
