Presidenti Plevneliev sot në Kosovë

TË FUNDIT

Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev, do të vizitojë sot Kosovën.

Presidenti Plevneliev, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, do të takohet me krerët e lartë të shtetit, Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin. Pas takimeve do të mbahet edhe një konferencë për media.

Kurse pasdite Presidenti bullgar do të vizitojë Galerinë e Arteve të Kosovës./21MEDIA