PRESIDENTI PENDAROVSKI NËNSHKRUAN DEKRETET E KATËR LIGJEVE SISTEMATIKE DHE LIGJIN PËR ENERGJETIKË

TË FUNDIT

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot nënshkroi dekretet për shpalljen e Ligjit për Gjykatat, Ligjit për mosmarrëveshje administrative, Ligjit për kundërvajtje, dhe Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për riorganizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore. Bëhet fjalë për ligje sistematike, dekretet e të cilave nuk ishin nënshkruar nga Presidenti i mëparshëm Gjorge Ivanov. Presidenti Pendarovski e nënshkroi edhe dekretin për shpalljen e Ligjit për Energjetikë. Ai konsideron se sjellja e këtyre ligjeve dhe zbatimi i tyre është me interes jetik për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Me sjelljen e Ligjit për Gjykatat po plotësohet një nga kërkesat kyçe të Bashkimit Evropian, me qëllim që të merret datë për nisjen e bisedimeve aderuese të vendit. Me Ligjin e ri për mosmarrëveshje administrative, qytetarët do të marrim mbrojtje më efikas juridike për të drejtat e tyre. Me Ligjin e ri për kundërvajtje, qytetarët do të paguajnë dënime më të ulëta. Me miratimin e Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për riorganizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, do të avancohet funksionimi i shtetit në pjesën e aktiviteteve që kanë të bëjnë me sistemin politik, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe parimet që dalin nga kjo Marrëveshje.