Presidenti kroat tërheq paralele mes Kosovës dhe Krimesë

TË FUNDIT

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, kritikoi shtetet perëndimore për përdorim të standardeve të dyfishta në politikat ndërkombëtare, duke tërhequr paralele mes shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe aneksimit të Krimesë.

Ai tha se Rusia mund të përdorë, atë që e ai e quajti “aneksim të Kosovës” nga komuniteti ndërkombëtar si një justifikim për të marrë pjesë të territorit të Ukrainës.

“Ne e kemi njohur Kosovës kundër vullnetit të shtetit [të Serbisë], të cilit i takon Kosova”, tha ai, duke theksuar se ai nuk po vë në pikëpyetje pavarësinë e Kosovës – të shpallur më 2008 – por, konceptin e standardeve të dyfishta të Perëndimit.

“Rusët, nëse janë cinikë do t’i referohen Kosovës….Ne e aneksuam Kosovën. Ne dhe komuniteti ndërkombëtar. Ajo u mor nga Serbia. Kush e bëri këtë përveç nesh? Nuk është aneksim, është rrëmbim”, tha ai.