Presidenti kinez Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan i uruan presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe bashkëshortes së tij, Zonjës së Parë Melania Trump, shërim të shpejtë nga Covid-19.
Trump mëngjesis e së premtes deklaroi se ai dhe bashkëshortja e tij kishin dalë pozitivë në testimin për Covid-19, menjëherë pasi ndihmësja e ngushtë e tij dhe këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë Hope Hicks kishte dalë gjithashtu pozitive.
Trump, i cili ka simptoma të lehta, po qëndron në një spital ushtarak.
