Presidenti i Zvicrës mbërrin në Shkup

TË FUNDIT

Ministri i Punëve dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski ka pritur në Aeroportin e Shkupit presidentin e Zvicrës, Guy Parmelin.

“Sot në mëngjes, me nderime të larta ushtarake dhe shtetërore, e prita Presidentin Parmelin, i cili së bashku me bashkëshorten e tij po qëndron për një vizitë zyrtare në vendin tonë, me ftesë të Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova. Vizita përbën një konfirmim të marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale dhe një mundësi për thellimin e tyre të mëtejshëm, me theks të veçantë në bashkëpunimin politik dhe ekonomik”, ka shkruar Mucunski.