Presidenti i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, Vladimir Kostiq në një deklaratë të tij për media ka thënë se Kosova nuk është më në duart e tyre.
“De facto dhe de jure, Kosova nuk është në duar tona”, ka thënë Kostiq, duke shtuar se “Akademia nuk e ka artikuluar ende qëndrimin e saj për Kosovën dhe Metohinë”.
Ai në një intervistë në Radio Beograd, bëri me dije se Kosova do thotë për ta një numër i madh i bazës kulturore serbe dhe për atë,sipas Kostic, duhet luftuar dhëmbë më dhëmb.
Kryetari akademisë serbe tha se Kosovën nuk do ta harrojmë, duke përmendur edhe gatishmërinë për luftë,transmeton koha.net
“Askush nuk guxon që të kërkojë që ta harrojmë Kosovën, në qoftë se dikush bën thirrje për luftë atje, unë do të shkoj edhe pse jam 62 vjet, por kjo nuk është e ardhmja. Duhet të flasim sinqerisht se nëse një ministër, president ose kryeministër duhet të kërkon leje për të hyrë në territor. Ne mund ta gënjejmë njëri – tjetrin në sy, por mundësia është shumë e qartë”, tha Kostic, duke argumentuar që Serbia nuk e ka më në duart e saj Kosovën.
Kostic gjithashtu solli në debat një pyetje shumë diskutabile për drejtimin e Serbisë, në Evropë apo në lidhje me Rusi.
“Tregim artificial është ai nëse do shkojmë në BE ose Rusi. A po pyet dikush Rusinë ‘a na do neve’”, pyeti Kostiq.
