Presidenti bullgar në ekspozitën “Kujtesë gjaku”

TË FUNDIT

Presidentja e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga, së bashku me Presidentin e Bullgarisë z. Rosen Plevneliev vizituan të martën pasdite, Galerinë Kombëtare të Kosovës ku u mirëpritën nga Drejtori i Galerisë Kombëtare të Kosovës z. Erzen Shkololli.

Të shoqëruar nga Drejtori i GKK’së z. Shkololli, Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Plevneliev patën rastin të informohen rreth punës së deritashme të Galerisë Kombëtare të Kosovës dhe projekteve më të reja të saj dhe njëherësh të shohin ekspozitën e Lala Meredith Vula të titulluar “Kujtesë Gjaku” dhe ekspozitën retrospektive të artistit Hamdi Bardhi që janë momentalisht të hapura në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Ekspozita e Lala Meredith Vula dhe ekspozita Retrospektive e Hamdi Bardhit do të jenë të hapura deri më 25 Prill 2015 në Galerinë Kombëtare të Kosovës.