Presidenti bullgar kërkon dorëheqje të menjëhershme dhe të pakushtëzuar nga Kryeministri Borisov

Must Read

Pendarovski dhe Pahor në Ohër në stërvitjen demonstruese të ekipeve speciale të Armatës

Presidentët e Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë, Stevo Penarovski dhe Borut Pahor sot e vizituan Kampin për...

Padi penale kundër 10 personave pasi që slumuan nëpunësit policorë

Më 26.09.2020 SPB - Prilep ngriti padi penale kundër 10 personave në Prokurorinë Themelore Publike - Prilep,...

Manastir, protestë kundër brutalitetit të policisë

Qytetarët e Manastirit sot protestuan kundër brutalitetit të policisë. Kjo protestë nga manastirasit...
- Advertisement -

Presidenti bullgar Rumen Radev sot kërkoi që kryeministri Bojko Borisov menjëherë të dorëzojë dorëheqjen e pa kushtëzuar, transmeton BGNES.

“Propozimet e kryeministrit nuk duhet aspak të komentohen. U bëj thirrje të gjithë atyre që kujdesen për të ardhmen e Bullgarisë që të mos bien në grackën e Borisovit”, tha Radev gjatë vizitës së tij në qytetin bregdetar të Varnës.

- Advertisement -

Gjatë ardhjes së Radevit në Varna, pati një përplasje të vogël mes mbështetësve të partisë në pushtet dhe protestuesve antiqeveritar. Policia ndërhyri dhe shpartalloi njerëzit.

“Ju po mbroni shtetësinë në Bullgari”, iu drejtua presidenti, protestuesve antiqeveritar.

- Advertisement -

“Kryeministrit padyshim nuk i pëlqen se si shkatërroi vendin në 10 vitet e fundit dhe dëshiron që ne t’i japim atij mundësinë për ta shkatërruar përsëri. Ai dëshiron ta mbajë peng tërë vendin në pushtetin e tij”, tha Radev.

Sipas presidentit bullgar, qëllimi i projekt-kushtetutës të paraqitur nga GERB sot nuk është të flasim për korrupsion, paligjshmëri, reketin administrativ. Ky është qëllimi i Borisovit. Krizë e tillë e rëndë e besimit nuk mund të kurohet nga Asambleja e Madhe Kombëtare. Rrugëdalja nuk është Asambleja e Madhe Kombëtare, por dorëheqja, është kategorik Radev. Ai theksoi se Kuvendi ka shterë legjitimitetin dhe besimin.

- Advertisement -

“Kjo duhet të jetë në rendin e ditës, një pikë e vetme – dorëheqja e menjëhershme dhe e pakushtëzuar”, tha Radev.

Kryeministri bullgar, Bojko Borisov tha sot se hapi tjetër duhet të merret pas kërkesës për të thirrur seancë të Asamblesë së Madhe Kombëtare dhe për të ndryshuar kushtetutën.

Ai në video-mesazh të postuar në Fejsbukun e tij tha se qëllimi është t’u jepet qytetarëve të drejtën të zgjedhin dhe të marrin vendime.

“Ne kontaktuam me partnerët e koalicionit dhe kërkuam takime. Kuptova që ata gjithashtu kanë sugjerime. Le të ju mbështesim në këtë. Më 2 shtator, ne duhet të hyjmë me 120 nënshkrime”, tha Borisov.

Siç deklaroi ai, qëllimi i vetëm i partisë së tij GERB është t’u japë njerëzve të drejtën e votës.

“Ne jemi akuzuar se jemi jo-legjitim. Ne kemi pasur zgjedhje dy herë vitin e kaluar dhe deri më tani asnjë agjenci nuk ka treguar që GERB-i nuk është forca e parë politike”, tha Borisov.

Kreu i grupit parlamentar të GERB-it, Daniela Daritkova sot depozitoi projekt -kushtetutën në Asamblenë Kombëtare. Dokumenti u dërgua krerëve të të gjitha grupeve parlamentare dhe deputetëve, kumtoi qendra e shtypit e partisë. GERB u bën thirrje për diskutime dhe konsultime mbi projekt-kushtetutën e propozuar me të gjitha grupet parlamentare në mënyrë që të arrihet marrëveshje e gjerë mes përfaqësuesve të popullit për të mbledhur Asamblenë e Madhe Kombëtare.

Propozimi për Kushtetutë të re ose për ndryshimin e kushtetutës aktuale, si dhe për ndryshimet në territorin e vendit sipas ligjit, konsiderohet nga Asambleja Kombëtare jo më parë se dy muaj dhe jo më vonë se pesë muaj pas paraqitjes së saj.

Borisovi kishte thënë më parë se do të jepte dorëheqjen nëse Kuvendi miratoi planin e tij për të thirrur zgjedhje në Asamblenë e Madhe Kombëtare me qëllim për të ndryshuar kushtetutën. 

- Advertisement -

Pendarovski dhe Pahor në Ohër në stërvitjen demonstruese të ekipeve speciale të Armatës

Presidentët e Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë, Stevo Penarovski dhe Borut Pahor sot e vizituan Kampin për trajnim në ujë të Armatës...

Padi penale kundër 10 personave pasi që slumuan nëpunësit policorë

Më 26.09.2020 SPB - Prilep ngriti padi penale kundër 10 personave në Prokurorinë Themelore Publike - Prilep, si më poshtë: E.E (28),...

Manastir, protestë kundër brutalitetit të policisë

Qytetarët e Manastirit sot protestuan kundër brutalitetit të policisë. Kjo protestë nga manastirasit erdhi pasi që disa ditë...

Në rrëzimin e aeroplanit ushtarak ukrainas kanë humbur jetën 25 oficerë

Në rrëzimin e aeroplanit ushtarak ukrainas në verilindje të vendit, në rajonin Harkov, humbën jetën të paktën 25 persona, bënë të ditur...

Kryeministri i sapoemëruar libanez Mustafa Adib, ende pa e formuar Qeverinë jep dorëheqje

Kryeministri i sapoemëruar libanez Mustafa Adib, i cili e ndërmori detyrën për t’i ndihmuar vendit të ngrihet pas shpërthimit shkatërrues në gusht...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -