Pres të formohet Qeveria e Bullgarisë dhe të vazhdojmë me dialogun, i tha Zaevi Levenit

TË FUNDIT

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka realizuar bisedë telefonike me kryeministrin e Suedizë, Stefan Leven.

Në këtë bisedë, Zaevi ka falenderuar Levenin për mbështetjen sudeze në rrugëtimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Sa i takon bllokadës së Bullgarisë ndaj vendit tonë, Zaevi ka deklaruar se pret formimin e qeverisë së re, që më pas të vazhdojë dialogu.

“Sa i përket bllokadës nga ana e Bullgarisë, kryeministri Zaev e ka informuar kolegun e tij suedez se është në pritje të formimit të qeverisë së re bullgare, me qëllim të vazhdimit të dialogut dhe se zgjidhjet për çështjet e hapura do të gjenden në kuadër të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, e cila është bazë edhe për bashkëpunim më intensiv mes të dy shteteve”, thuhet në kumtesën e dërguar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut./TV21