Premier Liga angleze, derbi mes Chelsea e Manchester United

TË FUNDIT

Sot do të zhvillohet derbi në Premierligën angleze mes Chelsea dhe Manchester United, shkruan TV21.

Në ndeshjen e sotme Chelsea do të ketë dy mungesa shumë serioze.

Blutë nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e Ben Chilwell dhe Ngolo Kantes.

Kante do të jetë jashtë vetëm në fundjavë pas një lëndimi të lehtë në gju, derisa Chilwell pritet të mungoj deri në gjashtë muaj.

Ndeshja mes Chelsea dhe Manchester United do të luhet sot me fillim në ora 17:30 në stadiumin Stamford Bridge.

MARKETING I PAGUAR POLITIK