Prej të hënën sërish spërkatje kundër mushkonjave

TË FUNDIT

Prej të hënën do të bëhet  dezinsektimi tokësor i rajonit të Qytetit të Shkupit kundër formave të mëdha të mushkonjave. Ky dezinsektim  do të fillojë më 31 gusht dhe do të përfundijë më së voni  deri të premten, 4 shtator. Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë  kryerjen e dezinsektimit, spërkatja do të bëhet ditën e ardhshme, kur kushtet e motit do të jenë më të volitshme.

Siç theksoi kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov në brifingun e sotëm me gazetarët, këtë vit është spërkatur në pesë kthime. Çdo spërkatje  me kimikate është e dëmshme, dhe për shkak të asaj potencoi se  nuk mund të bëhet aq shpesh.

Sipas tij, ekspanzioni i mushkonjave në gusht  ndodh për shkak të  gushtit të lagësht në 50 vitet e fundit. Problemi është rajonal dhe duhet të përfshihen të gjitha  palët e prekura.

Ai informon se Qyteti i Shkupit nuk është kompetent të kryejë  këtë punë, por kjo bëhet në koordinim me  institucionet tjera, ndërsa gjithçka është nën kontroll të Qendrës për Shëndet Publik.

Shilegov sqaroi se Qyteti i Shkupit funksionon jashtëzakonisht në suaza të kufijve të saj administrativ,  por në pjesën nën ingerenca të komunave tjera, siç sqaroi, ka sjellje joserioze, dhe nuk kanë parashtruar asnjë pyetje këtë vit.

Nikolina Sokolovska nga Qendra për Shëndet Publik sot në brifing potencoi se  asnjëra nga këto masa  nuk i zhduk mushkonjat tërësisht, por vetëm  i zvogëlon.