Prej sot në Bullgari fillon kontrolli i certifikatave të gjelbra

TË FUNDIT

Prej sot në Bullgari fillojnë  inspektimet e përforcuara për certifikatat e gjelbra. Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, autoritetet bullgare ditëve të fundit lejuan  periudhë kalimtare që objektet e  mbyllura të përgatiten për pikat për testime të shpejta, galeritë, kinematë dhe teatrot.

Certifikata nuk do të jetë e nevojshme gjatë vizitës së barnatoreve, dyqaneve të vogla, zyrave bankare dhe administratës shtetërore.

Gjobat sipas urdhrit të ministrit bullgar për Shëndetësi, Stojço Kacarov, janë deri në 2.500 euro dhe procesim i mëtutjeshëm deri te prokuroria.

Kontrolli që përbëhet nga ekipe të gjelbra të rritura të inspektorateve  shëndetësor rajonal, së bashku me nëpunësit policor dhe Agjencinë për ushqim, do t’i rrethojnë lokacionet, po më nuk do të shkruajnë vetëm paralajmërime, por edhe do të sanksionojnë  në mungesë të dokumentit.

Të gjithë inspektorët tashmë e kanë në celularët e tyre aplikacionin “Shërbime informative”, të zhvilluar nga “Covid Check BG”, e cila e lexon kodin QR të certifikatave për vaksinimin kompleks, për personat  të cilët e kanë kaluar Kovid-19, si dhe për testet e kryera.

Veçanërisht, ndërmarrjet dhe objektet e mbyllura për të cilat ka të bëjë kushti për certifikatë të gjelbër, gjithashtu, duhet të organizohen  për verifikimin e tij. Njerëzit nga personeli duhet të kryejnë kontroll primar me celularët e tyre dhe të mos lejojnë klientë pa certifikatë. Mbetet çështja si civilët do të mund  të kërkojnë letërnjoftime nga personeli që të konfirmojnë se certifikata me të vërtetë i është dhënë klientit të kontrolluar.