Prej sot mund ta vizitoni Kopshtin Zoologjik në Shkup, u hapën dyert për vizitorët

TË FUNDIT

Jemi të lumtur që dyert e Kopshtit Zoologjik prej sot janë hapur sërish, kështu u shprehën nga udhëheqësia e Kopshtit Zoologjik në rrjetin social “Facebook”.

Kanë njoftuar gjithashtu se kopshti do të jetë i hapur çdo ditë prej ora 09:00 deri në ora 16:00.

Njoftimit ia kanë bashkëngjitur fotografinë e vendstrehimit për flamingo që do të hapet së shpejti në këtë kopsht.

“Jemi të lumtur që prej sot dyert e Kopshtit Zoologjik në Shkup janë hapur sërish për vizitorët, nga ora 09:00 – 16:00. Në bashkëngjitje keni fotografinë nga vendstrehimi për flamingo e cila do të hapet së shpejti. Faleminderit Qytetit të Shkupit dhe kryetarit Petre Shilegov të cilët na ndihmuan ta kemi këtë vendstrehim për flamingo e cila do të jetë njëri ndër më të bukurit në Evropë”, thuhet në njoftim.