Vetëm prej gjashtë vendkalimeve kufitare, prej sot është lejuar hyrja dhe dalja nga Greqia për shtetasit grek dhe ata të cilët kanë leje për qëndrim, ndërsa sërish Promahonas në kufirin me Bullgarinë edhe më tutje mbetet pika e vetme hyrëse e kufijve tokësor për turistët nga vendet që janë në listën e lejuar nga fqiu jugor, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Për shkak të numrit të rritur të kalimeve drejt vendeve fqinje, por edhe për shkak të numrit të rritur të rasteve pozitive me Kovid-19 nga vendkalimet kufitare, Qeveria greke, me vendim të kryeministrit Kirjakos Micotakis, ndërsa sipas rekomandimit të kompetentëve, vendosi t’i ashpërsojë masat e kufijve tokësor dhe t’i lë të hapura nga dy vendkalime drejt Shqipërisë dhe Bullgarisë dhe nga një me Turqinë dhe Maqedoinë e Veriut.
“Përveç asaj që tashmë është vendosur dhe është në fuqi për hyrje nga Promahonas, më 22 korrik në mesnatë, deri më 4 gusht, hyrja në territorin grek për kalime esenciale lejohet vetëm nga vendkalimet kufitare Kakavias, Kristalopigis, Evzoni, Promahonas, Nimfeas dhe Kipi”, tha të hënën zëdhënësi i Qeverisë greke Stelios Pecas dhe shtoi se qytetarët grek dhe ata të cilët kanë leje qëndrimi gjithashtu edhe turistët obligohen ta plotësojnë formularin special Passenger Locator Form (PLF).
Në lidhje me punëtorët bujqësor sezonal, të cilët më së shumti vijnë nga Shqipëria, në rast se dalin nga Greqia para 4 gushtit, nuk do të kenë të drejtë sërish të hyjnë në vend.
Siç publikoi MIA javën e kaluar, kufijtë tokësor për shtetasit shqiptarë, maqedonas dhe turq, mbesin të mbyllur deri më 31 korrik të vitit 2020, sipas vendimit ministror me të cilin është vazhduar ndalesa për lidhje hekurudhore, ajrore dhe tokësore me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Turqinë.
Zëvendësministri për mbrojtje civile i Greqisë Nikos Hardalas në pres konferencën e djeshme i kumtoi të dhënat statistikore për periudhën 1-19 korrik, përkatësisht nga hapja e kufijve kur në vend kanë hyrë 918.032 persona, janë bërë 127.900 teste dhe janë zbuluar 295 raste pozitive, prej të cilëve 186 janë nga kufijtë tokësor.
“Në lidhje me preardhjen e rasteve, pesë vendet e para me më së shumti raste ishin Serbia me 78 raste, Bullgaria me 63, Rumania me 61, Shqipëria me 23 dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me gjashtë. Karakteristike është që 225 nga 295, përkatësisht 76,27 për qind ishin nga katër vendet ballkanike fqinje miqësore “, sqaroi zëvendësministri për mbrojtje civile të Greqisë.
