Prej sot masa kufizuese shtesë në rajonin më të gjerë të Athinës

Must Read

Në Shkup 528 shoferë të sanksionuar gjatë ditës së djeshme

Gjithsej 528 sanksione janë shqiptuar gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit në kuadër...

Bolsonaro: Është çmenduri që mbyllen shtetet

Presidenti i Brazilit Zhair Bolsonaro paralajmërimet që një numër i madh i shtetet amerikanojugore t’i ashpërsojnë masat...

Zelanda e Re do ta legalizojë eutanazinë

Qytetarët e Zelandës së Re votuan legalizimin e eutanazisë, tregojnë rezultatet e publikuara fillestare nga referndumi që...

Prej sot do të hyjnë në fuqi masat e reja për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në zonën e Atikës, rajoni më i gjerë i Athinës, që do të vlejnë në 14 ditët e ardhshme dhe i referohen numrit të njerëzve në tubime publike dhe private, si dhe ndryshimeve në mënyrën punës së punonjësve në sektorin privat dhe shtetëror, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Më konkretisht, siç kumtoi të premten zëvendësministri i Mbrojtjes Civile të Greqisë, Nikos Hardalas, prej sot deri më 4 tetor, lejohet të grumbullohen maksimumi nëntë persona në hapësira të jashtme dhe të brendshme, në dasma, pagëzime dhe funerale nuk duhet të ketë më shumë se 20 persona, të gjitha koncertet dhe shfaqjet e kinemasë në salla të mbyllura anulohen, ndërsa për 40 për qind të të punësuarve në sektorin privat dhe publik, kur është e mundur, është e detyrueshme të punojnë në distancë.

Vendoset fleksibilitet në ardhjen dhe largimin e punonjësve si për sektorin publik ashtu edhe për atë privat, pra fillimi dhe mbarimi i orarit të punës nuk duhet të jetë në të njëjtën kohë për të gjithë.

Masat u morën sepse më shumë se gjysma e rasteve aktive në Greqi ndodhen në zonën më të madhe të Athinës.

Ministri kompetent dërgoi rekomandim për ata që janë mbi 65 vjeç ose i përkasin kategorive të prekshme për të kufizuar lëvizjet e tyre në 14 ditët e ardhshme, për të shmangur përdorimin e transportit publik, për të shmangur kontaktin me njerëz të tjerë.

Paralelisht, shtatë shkolla fillore dhe të mesme në pjesë të ndryshme të Greqisë, janë mbyllur plotësisht për shkak të paraqitjes së Kovid-19 në 31 shkolla, anulohet mësimi për klasa të caktuara.

Sipas të dhënave zyrtare nga Organizata Kombëtare për Shëndetin Publik, që nga fillimi i epidemisë deri dje, janë regjistruar 15.142 raste të Kovid-19 në Greqi, ndërsa gjithsej 338 persona kanë vdekur. sr/bs

Në Shkup 528 shoferë të sanksionuar gjatë ditës së djeshme

Gjithsej 528 sanksione janë shqiptuar gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit në kuadër të kontrolleve të intensifikuara të...

Bolsonaro: Është çmenduri që mbyllen shtetet

Presidenti i Brazilit Zhair Bolsonaro paralajmërimet që një numër i madh i shtetet amerikanojugore t’i ashpërsojnë masat me qëllim që ta parandalojnë...

Zelanda e Re do ta legalizojë eutanazinë

Qytetarët e Zelandës së Re votuan legalizimin e eutanazisë, tregojnë rezultatet e publikuara fillestare nga referndumi që u mbajt nga mesi i...

Fituesi i Masterit në Paris do të fitojë katër herë më pakë para krahasuar me vitin 2019

Organizatorët e Tenis Masters në Paris përsëri ulën fondin e çmimeve. Shuma që pjesëmarrësit do të fitojnë në raundin e parë mbetet...

Janë shqiptuar 928 gjoba për mosmbajtje të maskës

Policia gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin ka shqiptuar 928 sanksione për mosmbajtje të maskës. “Gjatë 24...

More Articles Like This