Prej sot makaronat do të lirohen për 15 për qind ndërsa produktet e qumështit për 10 për qind, përcjell TV21. Çmimet e këtyre produkteve janë ulur sipas vendimit të Qeverisë javën e kaluar.
I pyetur për çmimet e produkteve tjera ushqimore, zv/kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi tha se me kalimin e sezonit të ngrohjes, çmimet e lëndëve të para në botë po bien dhe se si rrjedhojë duhet të ulen edhe çmimet e produkteve në vend, ndërsa në rast se kjo nuk ndodhë, ai tha se do të zbatojnë vendim të ri për ngrirje të çmimeve për produkte të caktuara. TV21
“Nëse lënda e parë bie, nuk mundet që çmimet të mbeten të njëjta, çmimet duhet të ulen. Ne ashtu siç i morëm masat për produktet bazë të ushqimit, të bukës, makaronave dhe produkteve të qumështit dhe disa produkteve tjera…do t’i ndjekim edhe produktet që ju po i thoni dhe gjithsesi se nëse tregtarët dhe prodhuesit nuk reagojnë vetë, Qeveria ka shënë mesazh të qartë, qytetarët nuk do t’i lëmë vetëm dhe do të marrim vendim të ri në interes të qytetarëve”, tha mes tjerash Bytyqi./tv21.tv