Prej sonte fillon ora policore

TË FUNDIT

Me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive dhe me vendim të Qeverisë, nga sonte deri më 22 mars në të gjithë territorin e vendit do të ketë orë policore, transmeton TV21.

Ora policore do të fillojë nga ora 22:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit.

Lëshime nga ndalesa do të ketë për të gjithë qytetarët të cilët gjatë ndalesës së lëvizjes kanë nevojë për kujdes urgjent mjekësor dhe për lëvizjen e lirë do të duhet ta paralajmërojnë në shërbimin 192 në telefonin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.