Prej nesër vijon periudhë e motit të qëndrueshëm

TË FUNDIT

Prej nesër vijon periudhë e motit të qëndrueshëm, përveç të hënën kur do të ketë shi lokal afatshkurtër dhe bubullima të rralla. Temperatura do të rritet gradualisht.

Siç njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nesër moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Përgjatë Vardarit dhe në lindje do të fryjë erë mesatare veriperëndimore, ndërsa në pjesët perëndimore erë e lehtë perëndimore. Indeksi UV do të jetë 8.

Nga e hëna moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Më ngrohtë do të jetë të mërkurën, me temperaturë maksimale prej 29 deri 37 gradë.