Prej nesër Argjentina do të vendosë masa të reja për udhëtarët ndërkombëtarë në trafikun ajror, që do të jetë në fuqi deri më 8 janar, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e këtij vendi.
Trafiku ndërkombëtar do të zhvillohet vetëm nga dy aeroporte – Ezejza dhe san Fernando, të dyja në afërsi të kryeqytetit Buenos Aires.
Udhëtarët do të duhet të kenë test negativ për koronavirus dhe duhet të kalojnë 7 ditë në karantinë, theksohet në kumtesën e Ministrisë.
Në Argjentinë janë konfirmuar 1.555.279 raste të të infektuarve me Kovid-19 dhe 42.254 raste të vdekjeve.
