Prej 1 tetorit thirrje e re e FIZHT për vauçerë inovativë

TË FUNDIT

Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik (FIZHT) sot e ka promovuar Thirrjen publike për ndarjen e mjeteve financiare përmes vauçerve inovative.

Qëllimi i Thirrjes është nxitja mes kompanive dhe shkencës në drejtim të zbatimit të aktiviteteve inovative, të cilat do ta rrisin konkurrencën e bizneseve. Përmes vauçerëve, do të ndahen gjithsej 15.000.000 denarë.

Mjetet mund të shfrytëzohen për zhvillim të prodhimeve të reja ose shfrytëzimin e atyre ekzistuese, shërbimeve, proceseve, për specifikacione teknike, për prodhime të prototipeve laboratorike, për llojet e ndryshme të hulumtimit, për vlefshmërinë e teknologjsë, për zhvillim të softuerëve të posaçme, për organizimin e stërvitjeve specifike.

Siç njoftoi drejtori i FIZHT-së, Jovan Despotovski, Thirrja do të shpallet më 1 tetor dhe do të zgjat derisa mjetet e projektuara do të ndahen. Aplikacionet do të parashtrohen në mënyrë elektrike. Afati i shfrytëzimit të vauçerve do të jetë gjashtë muaj nga nënshkrimi i marrëveshjes mes ndërmarrjes-shfrytëzuese dhe FIZHT, e me to do të mund të mbulohen 80 për qind nga harxhimet ose maksimum 500.000 denarë pa TVSH. Një kompani mund të marrë më së shumti dy vauçerë, por jo për thirrjen e njëjtë.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska theksoi se me këtë instrument të ri për bashkëpunim në biznes dhe shkencë, do të investojmë shumë më tepër , gjë që është në interes të të gjitha palëve.