Pranvera në Gërmi…(FOTO)

TË FUNDIT

Nëse Peja ka Grykën e Rugovës, Mitrovica – Shalën e Bajgorës, Prizreni – Marashin, Gjakova – Shkukzën, atëherë Prishtina ka Gërminë me të cilën mund të krenohet!
Herë investuan e më shumë e harruan dhe e shkatrruan, por Gërmia po mbahet, madje po përtritet dhe po i pret mysafirët , siç ishte dita e sotme, ku ia kishin mësyer i madh e i vogël.
Edhe gjyshi me nipin e vet, edhe nënat me karroce e fëmijë të gëzuar, të rinj e të reja që kishin harruar për ca çaste mësimin dhe notat…
Dikush kishte hetuar çastin për të bërë edhe tregti – edhe fara, edhe sheqerka, edhe lodra për fëmijë…

Vijnë e shkojnë vetura nga më të ndryshmet, e nga më të shtrenjtat, por edhe motoristë e biciklistë varg e vi, edhe vrapues, asi pak ca më të trashë sa për ta hequr ndonjë kilogram…

Kur largohesh nga Gërmia jeshile , sheh dy-tre punëtorë që punojnë për rregullimin e pishinës e cila vjet as që u hap e nëse vazhdohet me këtë tempo atëherë ka gjasa që të shndërrohet në muze!

E kur të kthehesh mbrëmjes në qytet, e heton erën e rëndë të benzinës që kundërmon, edhe erën e pluhurit, të bërllokut që ka dalë jasht kontejnerëve!/21 Media

germia6
germia5