Qeveria e pranoi propozimin e zëvendëskryeministrit Lupço Nikollovski për shkarkimin e drejtores së Agjencisë Nacionale të Programeve Arsimore Evropiane dhe Mobilitetit, Lidija Dimova. Siç thonë kjo procedurë mundësohet nga neni 23 i Kodit të Etikës, sipas të cilit Kryeministri mund të kërkojë përgjegjësi politike, përkatësisht, kërkesë për dorëheqje të bartësit të një posti ekzekutiv ose propozim për shkarkimin e tij.
“I rekomandohet Bordit drejtues të Agjencisë Nacionale të Programeve Arsimore Evropiane dhe Mobilitetit që ta shkarkojë drejtoreshën Lidija Dimova për veprim jo-etik gjatë kryerjes së funksionit të saj dhe neglizhencën për ruajtjen e imazhit të institucionit në opinion”, tha Dushko Arsovski – zëdhënës i Qeverisë.
Kur u paraqitën skandalet me abuzimin e parave evropiane përmes Agjencisë, opozita kërkoi dorëheqje prej saj. Dimova tha se nuk ka ndërmend që të bëjë një gjë të tillë derisa nuk zgjidhet dilema përkatësisht derisa nuk zbulohet se çfarë ka ndodhur me 2.2 milionë euro në kohën e VMRO-DPMNE-së.
Nga partia opozitare edhe sot akuzuan për skandale në Agjencinë nacionale.
“Sot nëpër media mund të shohim se një prej projekteve i cili i është dhënë floktarisë VEZ Trejd është dhënë në mënyrë të dyshimtë, floktaria nuk ishte ndër tre të ranguarit e parë, me çka të tjerët ishin refuzuar, ndërsa projekti i floktarisë pas kësaj është pranuar nga ana e komisionit që e bënte vlerësimin”, u shpreh Dimçe Arsovski – zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Opozita akuzon se njerëz të afërm deri te Dimova, por edhe LSDM-ja kanë marrë para për projekte, edhe pse projektet nuk ishin ndër të ranguarit e parë. Floktaria dhe trajnime të gomarëve janë përmendur si projekte për të cilat janë dhënë para, por Dimova vazhdimisht mohonte se kishte abuzim të financave.
