Nga 300 testet e bëra për Kovid-19 të refugjatëve dhe emigrantëve në Lezbos, gjatë hyrjes së tyre në kampin e ri të përkohshëm në Kara Tepe, rezultatet rezultuan pozitive tek shtatë prej tyre, nga të cilët dy janë nga rastet tani më të konfirmuara para zjarrit në Moria, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.
Qeveria greke siguroi teste të shpejta për Kovid-19, ndërsa një pjesë e tyre shfrytëzohen në Lezbos, gjegjësisht testohen të gjithë refugjatët dhe emigrantët gjatë hyrjes në kampin e tyre të përkohshëm.
Mes rasteve të para të konfirmuara janë edhe dy nga 35 të cilët u regjistruan para dy zjarreve në Moria, ndërsa më vonë, pas evakuimit të kampit “u humbën” në rrugët e ishullit së bashku me të tjerët mbi 12.000 refugjatë dhe emigrantë.
Prej dje filloi akomodimi i familjeve me fëmijë dhe të kategorive të rrezikuara, në kampin e ri të përkohshëm të vendosur në hapësirën e poligonit të qitjes, ndërsa të gjithë që kanë hyrë, së pari regjistrohen dhe më pas testohen për Kovid-19, ndërsa tendat janë ndarë sipas kombësisë.
Kampi i ri i përkohshëm, sipas mediumeve greke do të pranojë rreth 3.000 persona.
