Pothuajse tërë Shtatmadhoria e ushtrisë së SHBA-së është në vetizolim

TË FUNDIT

Pothuajse të gjithë anëtarët e Shtatmadhorisë amerikane kanë shkuar në vetizolim, pasi njeriu i dytë i Rojës bregdetare njoftoi se është pozitiv në koronavirus.

Admirali Çarls Rej, pas takimit të kreut shtetëror ushtarak në Pentagon, rezultoi pozitiv në Kovid-19.

Përfaqësuesi i lartë, i cili kërkoi të mbetet anonim, theksoi se për shkak të rrezikut pothuajse tërë përbërja e Shtatmadhorisë është testuar, por të gjithë, përveç admiralit Rej, ishin negativë dhe vazhduan me detyrat e tyre,

Në ndërkohë, Shtëpia e Bardhë kumtoi se rritja e numrit të të infektuarve me Kovid-19 mes përfaqësuesve të administratës amerikane, nuk e rrezikon funksionimin e Qeverisë së SHBA-së.