Pothuaj 1 mijë të sëmurë dhe 13 të vdekur nga Kovid-19 dje në Kosovë

TË FUNDIT

Kosova gjatë 24 orëve të kaluara vazhdoi me trendin disajavor të rritjes së numrit të të sëmurëve dhe të vdekurve nga Kovid-19, me 963 raste të reja të të infektuarve dhe 13 pacientë, të cilët e humbën betejën me virusin, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Sipas raportit të fundit të Institutit për kombëtar shëndet publik të Kosovës (IKSHPK), duke përfshirë edhe rastet e djeshme, deri tani në vend janë konfirmuar gjithsej 27.851 bartës së koronavirusit dhe 798 viktima nga pandemia.

Gjatë 24 orëve të fundit nga Kovid-19 janë shëruar 177 pacientë, me çka numri i personave, të cilët e kanë përballur sëmundjen, është 16.862.

Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve shëndetësore, numri i bartësve aktivë të virusit në Kosovë për herë të parë tejkaloi dhjetë mijë dhe në këtë moment është 10.191.

Gjithsej, nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe ato 2.056 dje, na laboratorinë për mikrobiologji të IKSHPK-së dhe klinikat e autorizuara private, janë bërë 115.794 teste.

Për shkak të, siç e vlerësoi Qeveria, gjendjen jashtëzakonisht të vështirë në vend, hyjnë në fuqi masa të reja për mbrojtje nga përhapja e epidemisë, mes të cilave edhe karantina dhe ora policore në komunat me përqindje më të lartë të të infektuarve.